Ministri i Jashtem maqedonas, Antonio Milloshoski ka deklaruar se kontesti i emrit me Greqine duhet te zgjidhet duke u bazuar tek argumentet dhe jo tek fuqia qe ka nje shtet.

“Shkupi dhe Athina duhet ta kerkojne zgjidhjen permes fuqise se argumenteve dhe jo permes argumentit te fuqise”, ka pohuar Milloshoski.

Shefi i diplomacise maqedonase ka shprehur gatishmerine e Shkupit per bisedime dhe ka nenvizuar se eshte momenti qe dy vendet te tejkalojne ngercin.

“Mendoj se eshte nje rast i mire qe bisedimet te vazhdojne, te shfrytezohet momenti i rendesise se kesaj ceshtjeje dhe te realizohet perparaimi ne lidhje me kontestin dypalesh”, ka theksuar Milloshoski.

Ai ka shtuar me tej se Maqedonia po jep kontributin e saj ne kete ceshtje, qe ka bllokuar integrimin e saj, zgjidhja e te ciles varet edhe nga qendrimi i Greqise.

Top Channel