“Vizat”, PE: Permbushni kriteret e udherrefyesit

12/11/2009 12:45

Parlamenti Europian miratoi me shumice votash amendamentet per Liberalizimin e Vizave me Serbine, Malin e Zi dhe Maqedonine, si dhe deklaraten e perbashket te Komisionit dhe Keshillit Europian.

Prezantuar nga Raportuesja Tanja Fajon kjo deklarate shpreh mbeshtetjen e thelle te Unionit per liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit.

Deklarata nuk percakton asnje date per liberalizimin e vizave me Shqiperine e  Bosnjen, por theksohet se Parlamenti e Keshilli do te shqyrtojne amendimin e Rregullores per regjimin e vizave me keto dy vende, si ceshtje urgjente. Ndaj i behet thirrje Shqiperise dhe Bosnjes qe te permbushin sa me shpejt kriteret e percaktuara ne udherrefyesin e shperndare nga Komisioni.

Top Channel