Vaksinimi, periudha me e mire, deri ne fund te nentorit

12/11/2009 08:35

Nje nga menyrat per te  parandaluar gripin e stines, por dhe virusin AH1N1, mbetet ende vaksinimi.

Duke qene se gripi i zakonshem ne vendin tone nis ne periudhen dhjetor-mars, koha me e mire per te marre vaksinen keshillohet shtator-tetor-nentor. Sipas shendetit publik, vaksina mund te kryhet edhe ne muajt e tjere te vitit, por duke qene se trupit i nevojitet te pakten 1 jave deri ne 20 dite per te krijuar antitrupat, do te ishte mire qe faza e vaksinimit te mbyllej te pakten deri ne javen e pare te dhjetorit, sa pa ardhur gripi.

Sipas Institutit te Shendetit Publik, kohet e fundit vihet re nje rritje e numrit te  rasteve te prekura nga virozat kryesisht me shenja te infeksioneve te rrugeve te frymemarrjes.

Disa nga kategorite qe konsiderohen si me te rrezikuarat per t’u prekur nga gripi i zakonshem, por edhe virozave ne qarkullim jane: femijet, grate shtatzena, te moshuarit, te semuret kronike.
Keto kategori keshillohen te  marrin vaksinen per te pasur nje sistem me te  forte imunitar.

Nga ana tjeter, kategori te  ekspozuara ndaj viruseve konsiderohen edhe personat qe udhetojne  shpesh apo punojne me shume persona. Pak dite me  pare, zv. ministri i Shendetesise, Bardh Spahia, sqaroi se personeli shendetesor do te jete i pari, i cili do te marre vaksinen specifike per AH1N1, duke qene se ato jane me shume te rrezikuar per t’u prekur nga infeksionet.

Top Channel