Topi ne forumin e “Crans Montana”

12/11/2009 23:05

I mbledhur ne Paris, forumi i “Crans Montana” po trajton temen e botes pas G20-es, qeverisjen globale dhe luften kunder krimit nderkombetar.

Ne takim merr pjese si i ftuar i posacem edhe Presidenti i Republikes Bamir Topi. Sipas tij, sulmet e 11 shtatorit e kane bere te qarte se terrorizmi eshte nje sfide e perbashket. Ne fjalen e tij kreu i shtetit renditi masat qe Shqiperia ka marre per te luftuar jo vetem krimin e organizur, por edhe per te bashkepunuar me vendet e Europes juglindore.

“Kjo menyre bashkepunimi i ka dhene Shqiperise nje imazh te ri dhe Shqiperia eshte pjese e nje sistemi rajonal dhe global ne luften kunder terrorizmit, trafiqeve ilegale dhe korrupsionit. Kjo eshte nje deshmi qe nuk shikohet vetem nga ata qe jetojne ne Shqiperi, por edhe nga miqte tane ndekombetare”, deklaroi presidenti Topi ne fjalen e tij.

Sipas presidentit me luften qe ben kunder terrorizmit dhe krimit te organizuar, Shqiperia deshmon se eshte nje anetar i denje i NATO-s.

Te premten ne mbremje, ne shoqerine edhe te Zonjes se Pare, Presidenti do te marre pjese edhe ne shfaqjen e operas “Le Bohem” ne Operen e Bastijes, ku ne rolin kryesor interpreton sopranoja shqiptare, Inva Mula.

Top Channel