Rama: Korrupsioni me energjine

12/11/2009 15:15

Rritja e cmimit te energjise dhe strategjite per kete sektor ishin ne thelb te nje tryeze te organizuar nga PS. (UPDATE)

Rritja e cmimit nuk perben lajm per shqiptaret tha kryetari socialist Edi Rama,

“Ajo qe presin shqiptaret eshte se kur do te perfundoje faturimi i afrofeve apo kur do te rriten kapacitetet transmetuese te importimit te energjise elektrike”, u shpreh Rama.

Nje prej eksperteve te Partise Socialiste, Arben Ahmetaj, deputet, pasi beri nje analize mbi sektorin energjitik 2006- 2009 dhe tha se treguesit financiare dhe teknike te operatorit te sistemit te shperndarjes kane shkuar drejt perkeqesimit, duke bere qe vlera e kompanise te binte ndjeshem dhe te shitej me cmim shume te ulet.

“Arsyeja per te kerkuar rritjen e cmimit ka ardhur si rezultat i keqmenaxhimit dhe korrupsionit nder vite”, u shpreh Ahmetaj.

Diskutimet e tjera iu referuan pasojave qe do te sjelle ne familjet shqiptare rritja e cmimit te energjise. Arsyeja e kesaj iniciative te Partise Socialiste, per celjen e nje debati te tille  pritet te konkludoje ne nje alternative te opozites per permiresimin e kesaj situate.

Top Channel