
Kryetari i PS, Edi Rama reagon pas deklarates se komsionerit te BE Olli Rehn, lidhur me krizen politike ne Shqiperi dhe bojkotin e opozites.
Zoti Rama, partia e te cilit ka kushtezuar hyrjen ne Kuvend me hapjen e kutive te votimit te 28 qershorit, tha se deklarata e komisionerit Rehn eshte keqinterpretuar.
“Jam i keqardhur qe deklarata te tilla qe jane te qarta dhe te lexueshme, transformohen dhe reformohen nga vete pushtetaret. Ne kendveshtrimin tim, apeli i Rehn eshte fare i qarte dhe tregon se kjo shumice nuk duhet te vazhdoje ne rrugen e lenies se pergjegjesise ne supet e opozites. Opozita e ka marre pergjegjesine e vet”, ka deklaruar Rama.
Zoti Rama ngulmoi serish ne plotesimin e kushteve te opozites per hyrjen ne Kuvend. “Bojkoti nuk eshte nje shprehje e normalitetit demokratik, madje eshte reagimi ndaj mungeses se normalitetit demokratik. Ne jemi gati te hyjme ne Parlament qe neser nese plotesohen kerkesat tona”, ka shtuar kreu i PS.
Top Channel