
Partia Demokristiane dhe Levizja per Zhvillim Kombetar i kane kerkuar Prokurorise se Pergjithshme te zbardhe ate qe dy kreret Ndoka e Shehi e quajten manipulim i votes se shqiptareve ne 28 qershor. (UPDATE)
Ne protesten e perbashket drejtuesit e PDK e LZHK theksuan se institucioni i akuzes duhet te verifikoje te gjitha faktet e manipulimeve te paraqitura nga keto dy parti.
“Ne kerkojme vullnetin e institucionit te Prokurorise se Pergjithshme qe te mos heshte, te mos i zvarrise procedurat dhe te mos veproje ne ndikimin e kesaj maxhorance”, u shpreh Ndoka.
Nderkohe Shehi u shpreh se dokumentat tregojne vjedhje flagrante, radikale qe nuk ka nevoje per shume hetime.
Pavaresisht se jane shprehur ne mbeshtetje te protestave dhe kerkesave te pjeses tjeter te opozites qe udhehiqet nga Partia Socialiste, Ndoka e Shehi kane pohuar se nuk do t’i bashkangjiten tubimeve te tyre.
Dy drejtuesit e partive te djathta thane se nuk do te terhiqen na asnje menyre pa arritur te zbardhin manipulimet e procesit te fundit zgjedhor.
Top Channel