
Sikunder ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu qe u vecua ne Gjykaten e Larte dosja me pjesen tjeter te te pandehurve, te tjere te akuzuar rrezikohet t’i shkeputen grupit prej 29 te akuzuarish per tragjedine e armatimit ne Gerdec.
Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxholli kerkuan gjykim te shkurtuar nepermjet avokateve qe i mbrojne, cka do te thote se nese gjykata dy seanca me vone e pranon kerkesen e tyre, atehere ata do te gjykohen vecmas.
Por pervec faktit se te pandehurit duke marre statusin e gjykimit te shkurtuar i shpetojne edhe denimit te perjetshem nese gjykata i gjen ata fajtore per 15 marsin ne Gerdec, per akuzen e vrasjes masive, gjykimi i tyre do te behet me te njejten gjendje aktesh pa kerkuar prova te tjera.
Nderkohe ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem Luan Hoxha, nepermjet nje avokati tjeter te marre prej tij kerkoi kohe te shprehet se cfare do te vendose.
Pjesa tjeter e te pandehurve thane nepermjet avokateve se akuzat jane te pabazuara ne ligj pasi sipas tyre ska lidhje mes veprimeve te kryera dhe pasojave te ardhura.
Treshja gjykuese e kryesuar nga Ridvan Hado do te shprehet me nje vendim me qendrimin e pales mbrojtese. Ne salle sikunder edhe seancat e meparshme nuk kane munguar edhe familjaret e viktimave te tragjedise.
Top Channel