
Kryeministri i vendit Sali Berisha ne nje fjalim te mbajtur ne seancen parlamentare te pasdites se sotme, ka vleresuar procesin zgjedhor te 28 qershorit si me te mirin te realizuar ndonjehere ne Shqiperi.
Kreu i qeverise e ka vene theksin tek infrastruktura zgjedhore, si dhe tek konsensusi historik me opoziten per Kodin Zgjedhor.
“Zgjedhesit e ketij vendi, qeveria, autoritetet shteterore dhe forcat politike, kurorezuan procesin zgjedhor me te mire ne historine e vendit. Kurorezuan procesin ne te cilin u aplikuan teknologjite me moderne te identifikimit te qytetareve, listave dhe numerimit te votave. U kurorezua procesi ne te cilin Kodi Zgjedhor u percaktua nga opozita si rralle ndonjehere tjeter ne historine e ketij kontinenti”, ka deklaruar Berisha.
Kryeministri ka vleresuar me nota pozitive rolin e mediave, te cilat sipas tij nuk transmetuan asnje incident gjate procesit te votimit.
“U realizuan zgjedhje permes mediave te lira, te cilat nuk paraqiten para opinionit publik, vendas dhe te huaj, asnje incident gjate procesit. Keto zgjedhje ishin nje feste per popullin shqiptar, duke pare pjesemarrjen me te madhe ne histori. Ishin zgjedhje ne te cilat mandatet e deputeteve si asnjehere u votuan nga te gjithe anetaret e komisionit zgjedhor”, ka pohuar Berisha.
Sipas tij, keto zgjedhje moren vleresimin maksimal nga faktori nderkombetar dhe nxorren perfundimisht Shqiperine nga lista e zeze e vendeve me zgjedhje te keqija.
“Ishin zgjedhje qe sipas KE plotesuan standartet nderkombetare. Ne to nuk pati asnje prove te vetme per manipulim rezultati. Zgjedhjet e 28 qershorit e nxorren Shqiperine nga lista e zeze e vendeve me zgjedhje te keqija”, ka nenvizuar Berisha.
Me tej kryeministri e ka vene theksin tek procesi i liberalizimit te vizave, lidhur me te cilin ka theksuar se Shqiperia gezon mbeshtetjen e Brukselit per arritjen e ketij objektivi.
Berisha ka vleresuar edhe vendimin e vendeve anetare te BE, qe i rekomanduan KE-se shqyrtimin e kerkeses se Shqiperise per statusin e kandidatit.
“Do t’iu referohem ngjarjeve kryesore ne tre ditet e fundit. Sot PE miratoi nje rezolute qe kerkon, pas plotesimit te kushteve nga Shqiperia, qe heqja e vizave te behet me urgjence. Pra, jep mbeshtetje te plote per heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine. Dje 27 vendet anetare vendosen qe kerkesen per statusin e kandidatit t’ia kalojne KE-se per hartimin e opinionit. Ndersa te henen, Shqiperia mori vleresimet maksimale ne luften kunder korrupsionit”, eshte shprehur Berisha.
Ai ka shtuar se prioriteti kryesor i qeverise se tij mbetet integrimi i vendit ne BE, qe sipas tij eshte nje objektiv qe do te arrihet nga deputetet e Parlamentit te Shqiperise me cdo cmim.
“Dhe me kryesorja eshte bashkimi familjar, pasi asnje komb si kombi yne nuk e ka perjetuar dramen e diktatures. Bashke do ndermarrim cdo reforme dhe do paguajme cdo cmim ne menyre qe praktikat e demokracise funksionale dhe ekonomise funksionale te konsolidohen cdo dite e me shume dhe ne te afrohemi cdo dite e me shume me BE-ne”, ka shtuar Berisha.
Kryeministri ka folur edhe per bojkotin e opozites, te cilin e ka cilesuar si nje tentative e PS per te penguar proceset integruese te vendit. Por ai ka dhene garancine e tij se askush nuk do te arrije ta pengoje kete proces.
“Me kete bojkot qe po beni nuk do te bllokoni asnje proces te vetem te integrimit te ketij vendi ne BE pas heqjes se regjimit te vizave. Nuk mund te denohet nje vend sepse do nje individ”, ka deklaruar Berisha.
Kreu i qeverise ka folur edhe per aleancen e bere se fundmi mes kryetarit te PS Edi Rama dhe ish-deputetit te PD Spartak Ngjela, per te cilet ka theksuar se kane ndare gjera intime.
“Rama dhe Ngjela jane bashkuar, eshte deshira e tyre. Por ata kane ndare gjera intime. Por politika nuk eshte intimitet”, eshte shprehur kryeministri.
Top Channel