“Mund të jap dorëheqjen së shpejti”/ Vuçiç reagon pas protestave në Beograd: Mandati im është drejt fundit
Te moshuarit e qytetit te Pejes me nostalgji kujtojne te kaluaren kur Peja ishte nje parajse ekonomike.
Nderkohe qe pas luftes se vitit 1999, qyteti ka patur shume pak zhvillim. Ky eshte shqetesimi i tyre kryesor pasi lidhet me pasardhesit.
“Se shpejti do te diplomohem dhe pres qe pas diplomes te gjej pune ne profesionin tim. Pas luftes Peja eshte qyteti me nivelin me te ulet ekonomik”, tregon 23 vjecarja Flutura Berisha.
Popullsia e qytetit eshte mbi 50% e te rinjve, nderkohe qe problemi i tyre me i madh eshte papunesia e larte. Ata presin qe politikanet te mbajne premtimet e tyre.
“Premtime te pashpresa, keshtu kane qene edhe para zgjedhjeve. Ate qe thote Thaci se ka 300 milione euro per komuna, kjo nuk te con asgjekundi”, thote nje banor.
Lufta per pushtet ne Rrafshin e Dukagjinit eshte teper e ashper mes AAK-se dhe PDK-se. Premtimi i Thacit per 125 milione euro investime ne kete qytet ka qene me i madh se ai i buxhetit te Prishtines.
Megjithate, kandidati i PDK Elhami Gashi, shprehet optimist per zgjedhjet. “Eshte hera e pare qe jemi ne Peje dhe kjo eshte dicka pozitive per PDK. Ne nuk kemi qeverisur me Pejen ne 10 vitet e fundit dhe jemi te inkurajuar nga mbeshtetja e qytetareve, te cileve do t’u tregojme se nuk do t’i harrojme”, thote ai.
Ndersa kandidati i AAK, Ali Berisha thote se nese kjo parti rikonfirmohet ne pushtet, vemendje do t’i kushtoje infrastruktures dhe vendosjes se ligjit.
“Ne vitin e pare te qeverisjes te gjitha lokalitetet e komunes se Pejes do te jene me uje te pijshem dhe me infrastrukture rrugore. Do t’i kushtojme perparesi luftes kunder krimit dhe korrupsionit”.
Programet e partive politike ne Peje jane perqendruar kryesisht tek zhvillimi ekonomik.
Top Channel