Nje nga kreret e serbeve te Kosoves ne pjesen qendrore, pikerisht Rada Trajkovic, ka akuzuar kreret e Beogradit se po pengon integrimin e bashkatdhetareve te tyre ne shtetin me te ri te Europes.

Ne nje interviste per seksionin shqip te BBC-se, mjekja e cila perfaqeson kryesisht popullsine serbe ne Gracanice, ka akuzuar edhe pjesen ekstremiste te veriut matane lumit Iber.
Sipas saj, “serbet e Kosoves kane nevoje per nje udheheqje, e cila do te jete e pranuar dhe qe do te vendose kushtet per Beogradin, Prishtinen dhe bashkesine nderkombetare, si dhe qe do te ishte ne funksion te mbrojtjes se serbeve dhe te interesave te tyre”.

Trajkovic, e cila ka qene lidere e koalicionit “Kthimi”, por qe tani nuk perfaqesohet ne Parlamentin e Kosoves, konsideron se “serbeve ne hapesirat e Kosoves u duhet nje institucionalizim i njohur nderkombetarisht qe do te jete legjitim dhe ligjor”.

Trajkovic perseri akuzoi Beogradin zyrtar dhe nje pjese te udheheqjes se serbeve te Kosoves per fushate kunder zgjedhjeve lokale ne Kosove. Madje keta te fundit i akuzoi per presion dhe represion mbi popullaten serbe, duke perhapur dezinformata, qe sipas saj kane per qellim “ruajtjen e privilegjeve te tyre permes perkrahjes se Beogradit”. Kohet e fundit po shtohen shume perplasjet mes udheheqjes se Beogradit dhe serbeve te Kosoves, por edhe brenda kesaj popullsie ka nje ndarje si me thike.

Keshtu per shembull, popullsia qe jeton ne Mitrovicen e Veriut, por edhe ne komunat e Zubin Potokut dhe Leposavicit, jane me radikale se serbet qe jetojne ne pjesen tjeter te Kosoves, si ne Gracanice, Fushe-Kosove, Rrafshin e Dukagjinit etj. Rada Trajkovic deklaroi dje ne intervisten e BBC-se se nese serbet nuk do te marrin pjese ne zgjedhjet lokale te se dieles, ata mund ta humbin te drejten per te kerkuar te drejtat e tyre, sic ka ndodhur edhe ne Kroaci, ne zonen e Kraines.

Ne menyre te prere, “gruaja e forte” e serbeve te Kosoves deklaroi se “zgjedhjet jane shume te deshirueshme dhe ne te kunderten frikesohem dhe ne te vertete krejt kjo me perkujton nje kohe para zgjedhjeve ne Republiken Serbe te Kraines, kur shkonin njerezit nga Beogradi te mbanin mitingje, ku flisnin se nese dilni ne zgjedhje do te humbni Beogradin. Serbet e Kosoves nuk duan te ndahen nga Beogradi dhe ai nuk ka te drejte te heqe dore nga serbet. Mendoj se nje fushate e hapjes se mediave ne Beograd do te ishte e mireseardhur qe te paraqitet ne nje menyre te mencur dhe demokratike percaktimi i serbeve dhe lobimi per daljen e serbeve ne zgjedhje”.

Duke akuzuar kreret e subjekteve qe ndodhen ne veri, Trajkovic theksoi se “ata po bejne presion, qe te mos them represion, mbi popullaten, po perhapin dezinformata dhe po zhvillojne fushate qe ne thelb ka per qellim ruajtjen e privilegjeve te tyre permes perkrahjes se Beogradit per keto institucione jofunksionale, kurse ne anen tjeter po e mbysin idene se keto zgjedhje vertet paraqesin nje rast per mbijetese te serbeve ne hapesirat e Kosoves. Ne te kundert kam frike se serbet do te detyrohen te ikin”.

Top Channel