Komisioneri europian per Zgjerimin, Olli Rehn i kerkon qeverise shqiptare te gjeje zgjidhje per krizen aktuale politike e njehkohesisht i ben thirrje opozites te kthehet ne Kuvend ne kete periudhe te rendesishme per integrimin e vendit ne BE.
“Une iu luta zevendeskryeministrit Meta qe te gjeje nje zgjidhje per gjendjen aktuale politike dhe bojkotin e opozites. Natyrisht qe tango kercehet dyshe, ndaj shqetesimi i ngrihet dhe opozites te ciles une i bej apel qe t’i jape fund ketij bojkoti parlamentar, i cili nuk perfaqeson standartet demokratike europiane”, ka pohuar Rehn.
Sipas tij, Shqiperia duhet te tregoje unifikim dhe jo percarje, duke qene se KE se shpejti mund te vleresoje kerkesen e Shqiperise per statusin e kandidatit.
“Debati demokratik duhet te zhvillohet brenda Parlamentit, sidomos ne periudhen kur Bashkimi Europian po konsideron, dhe une shpresoj se se shpejti Komisioni do te mund te punoje mbi opinionin per aplikimin e Shqiperise. Nje kriter baze politik eshte stabiliteti demokratik dhe cdo lloj bojkoti parlamentar nuk perputhet me pjekurine apo stabilitetin demokratik”, ka deklaruar Rehn.
I pyetur nga Top Channel se a do te ndikonte zgjatja e krizes politike ne pergatitjen e opinionit per kandidaturen e Shqiperise, komisioneri u pergjigj:
“Qellimi i perpilimit te opinionit eshte te vleresoje gatishmerine e nje vendi per te nisur negociatat per anetaresim. Per kete, vendi duhet te permbushe mjaftueshem kriterin politik. Sigurisht, qe nese bojkotimi i Parlamentit do te vijonte me gjate, kjo gje do te ndikoje negativisht ne analizimin e kriterit politik, per rrjedhoje do sillte ndikim negativ dhe per shancet qe vendit t’i jepet statusi kandidat nga Bashkimi Europian”.
Kjo deklarate e komisionerit Rehn vjen ne momentin kur vendet anetare, pas 6 muajve, vendosen ne nivelin e perfaqesuesve te perhershem, gjate pasdites, qe te pranojne kerkesen e Shqiperise per statusin kandidat. Keshilli i pare europian qe mbledh ministrat e Jashtem te vendeve anetare te henen e ardhshme pritet t’i jape zyrtarisht mandatin Komisionit per te nisur pergatitjen e opinionit mbi Shqiperine.
Top Channel