Nje grup intelektualesh nga Serbia u kane bere thirrje serbeve te Kosoves qe te marrin pjese ne zgjedhjet e 15 nentorit dhe te behen keshtu pjese e institucioneve dhe proceseve politike ne Kosove.

Gjate nje konference te perbashket te nje grupi intelektualesh serbe te mbledhur ne Cagllavice, afer Prishtines, eshte vleresuar se plani i Ahtisarit ofron zgjidhje per problemet me te cilat ballafaqohet komuniteti serb ne Kosove.

Kryetarja e Komitetit te Helsinkit ne Beograd, Sonja Biserko tha se, eshte shume me rendesi qe serbet te vendosin vete dhe te jene faktore politike ne Kosove.

Nderkaq, avokati nga Beogradi, Dragolub Todoroviq akuzoi jo vetem politikanet, por edhe shoqerine civile ne Serbi, se pa asnje arsye, ne forme stereotipi, jane shprehur kunder planit te Ahtisarit, te cilin as qe e kane lexuar.

Top Channel