Hungari, kapet grupi i klandestineve
11/11/2009 13:40
Policia kufitare e Hungarise ka arrestuar sot 7 persona nga Kosova, Shqiperia dhe Maqedonia, ne nje stacion te trenit ne Shorpin.
Grupi i perbere nga shtate persona te rritur dhe tre femije, kishte kerkuar informata per trenat qe niseshin ne destinacione nderkombetare.
Te arrestuarit kishin pasur leje per azil ne Hungari, ndersa kane qendruar ne nje vend strehimi ne Debrecin. Kunder tyre, sipas kesaj agjencie, do te filloje nje procedure gjyqesore per shkak te perpjekjes per kalim ilegal te kufirit.
Top Channel