Gjukanovic: Se shpejti ambasador ne Prishtine
11/11/2009 11:35
Kryeministri malazez, Millo Gjukanovic ka deklaruar se Mali i Zi dhe Serbia nuk duhet te mbesin nen hijen e Kosoves, ndersa njoftoi se Podgorica dhe Prishtina do te shkembejne ambasadoret.
“Qendrimi i ndryshem ndaj Kosoves sot i ngarkon marredheniet tona. Ne e kuptojme Serbine, dhe na vjen keq per shkak te problemeve ne te cilat eshte gjendur. Por me duket se edhe e interpretojme drejt se epilogu i tille i problemit te Kosoves ka kohe qe eshte i sigurt”, ka thene Gjukanovic per gazeten “Politika” te Beogradit.
Kryeministri malazez flet per shkembimin e ambasadoreve, duke mos dhene nje date te sakte.
Top Channel