Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht
Njerez qe mbartin virusin vdekjeprures te SIDA-s. Ata jetojne midis nesh, por shume pak dine mbi aktivitetin e tyre te perditshem.
Keshtu ndodh edhe me personazhin tone. Ai eshte pjese e kontigjentit te njerezve te prekur me HIV/AIDS.
Emri i tij i pagezimit eshte Andrea. Eshte pagazuar si i tille qe nga momenti kur mesoi se ishte infektuar me semundjen e HIV/AIDS. Mbase edhe si nje menyre per te ndare te kaluaren e tij me te tashmen e trishtueshme.
Tek Instituti i Shendetit Publik, e njohin menjehere. Marjeta Dervishi, specialiste e shendetit publik per programin kombetar te HIV/AIDS, konfirmon rastin e tij.
“Eshte nje rast i zakonshem qe paraqitet ne Institutin e Shendetit Publik. Ne kemi shume raste te tilla qe jane infektuar jashte dhe tani jane kthyer ne vendin tone”, shprehet Dervishi.
Historia e tij nis e zhvillohet 10 vite me pare, shume larg tokes se vendlindjes, ne mes vajzash te bukura dhe jetes plot aventura.
“Kam punuar ne nje kompani greke si marinar, por pa e menduar se do te ndodhte kjo gje. Teksa kam bere nje analize per migrene, dola se isha infektuar”, thote Andrea.
Ne momentin e diagnostifikimit, Andrea kishte nje lidhje. Ketu fillon nje drame me vete.
“Ne ate kohe kisha nje lidhje me nje shtetase amerikane me te cilen me pas u ndava. Pas shume perpjekjeve arrita te rilidhesha me te dhe i thash qe te kontrollohej duke i treguar se isha me SIDA. Ne fillim ajo u merzit, por kur beri analizat rezultoi negative”, shpjegon Andrea.
Dalengadale ai fillon te mesohet me te qenit i prekur nga HIV/AIDS. Pas shume vitesh emigrim ai kthehet ne token e tij, ne nje vend i cili kishte pesuar ndryshime rrenjesore ekonomike, po ku mentaliteti ishte i njejti.
Perballja me familjen dhe sidomos me nenen ishte per te momenti me delikat. Edhe ketu i duhet te sajonte me pahir nje genjeshter.
“Deri para nje viti nuk i kisha thene te afermve te mi, por mosha kalon dhe me pas u detyrova qe t’i thosha motres sime qe jam i infektuar dhe s’mund te krijoja familje. Kete s’mund t’ia thosha nenes sime se ka kaluar shume fatkeqesi dhe s’do ta perballonte edhe nje gje te tille”, thote Andrea.
Sot, jeta e tij eshte mese e zymte. Jeton i mbyllur nga shoqeria, ashtu sikurse edhe pjesa tjeter e personave te prekur nga HIV/AIDS, te cilet packa se jetojne midis nesh ndjejne peshen e rende te paragjykimit.
“Dale paradite 2-3 ore se nuk kam shoqeri ketu dhe me pas kthehem ne shtepi, shikoj television”, shprehet ai.
Diskriminimi pranohet edhe nga vete bluzat e bardha. Mjekja Marjeta Dervishi, thote se numri i testimeve mbetet ende i ulet.
“Vulnerabel jane ata persona qe jane gjithmone ne levizje, megjithate numri i te prekurve mbetet i ulet. Kete vit deri ne fund te tetorit 2009, kemi 47 raste”, thote specialistja.
Kjo eshte vetem historia e njerit nga te infektuarve me HIV/AIDS ne Shqiperi. Njerez qe e kalojne jeten e tyre ne hijen dhe heshtjen e auto-segregacionit. Ata jetojne midis nesh, ne nuk i njohim, ndoshta i takojme perdite pa e ditur nga se vuajne. Derisa vjen fundi.
Top Channel