Bota ndodhet ne dileme qe ne krijimin e saj. Bjonde apo brune?

Edhe sot zgjedhja mbetet e veshtire. Ende nuk ka nje ndarje, por me mire se kushdo nje pergjigje deri diku te sakte mund ta japin vetem sallonet e bukurise aty ku nis ndryshimi.

Duke sfiduar vitet e tek-tuk edhe ndonje rrudhe ne fytyre, zonjat kerkojne te respektohet moda, kur vjen puna te ngjyra e flokeve.

“Te pakten klientet e mija tentojne drejt bruneve, ndoshta se tani eshte edhe dimri. Kryesisht dominojne brunet”, thote parkurierja Solianda Uzhuri.

Edhe pse per momentin ne piedestal qendron natyralia gjithnje eshte nje brez qe nuk i tradheton ngjyrat e hapura.

“Bjonde preferojne adoleshentet dhe moshat pak te medhaja”, thote Uzhuri.

Ndoshta kjo per nje arsye se biondet terheqin me shume vemendjen e meshkujve.

“Te gjitha jane te mira, por me pelqejne bjondet. Jane me te mira, me simpatike”, thote nje i ri.

Megjithate floket e erret jane ne epersi. Uzhuri e cila prej 10 vitesh kuron imazhin e klienteve te saj na tregon arsyen.

“Nje floke i bardhe kerkon te vesh me shpesh ne parukeri. Keshtu qe floku i erret eshte me praktike”, shpjegon ajo.

Pavaresisht nevojes per nje kujdes te vazhdueshem dhe jo pak te kushtueshem, ekzistojne vajza te shijeve ekstreme.

“Kam kliente qe nga ekstremi i te zeze kerkojne te shkojne tek platini brenda dites”, thote Uzhuri.
 
Po si mund te ndihesh nese eksperimenton ngjyra pa fund ne flokun tend. Kengetarja Julka eshte nje prej tyre. Ajo eshte e priur te ndryshoje ngjyrat qe per te eshte edhe nje lloj perkujdesje per veten.

Megjithate dilema e lashte me mire bjondet apo brunet eshte perhere e gjallë dhe e destinuar te mos kete nje rrugedalje.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta