Lideri i BDI, Ali Ahmeti dhe ai i partise opozitare te LSDM-se, Branko Cervenkovski kane rene dakord per te bashkepunuar ne favor te zgjidhjes se ceshtjes se emrit.

Sipas agjencive maqedonase te lajmeve, kryetaret e dy partive kane zhvilluar pasditen e sotme nje takim  ne Tetove, ku jane shprehur njezeri se ceshtja e emrit duhet te marre sa me shpejt zgjidhje.

Ata kane rene dakord gjithashtu qe te ndihmojne qeverine ne zgjidhjen e ketij kontesti qe ka bllokuar proceset e Maqedonise.

Ne perfundim te takimit, Ahmeti deklaroi se ndihet optimist per faktin se e ardhmja e Maqedonise eshte ne NATO dhe BE.

Ndersa Cervenkovski e ka vene theksin tek raport-progresi i KE, duke u shprehur se 1 muaj pas publikimit nga qeveria nuk eshte bere asgje.

Top Channel