
Ministri i Jashtem Ilir Meta ka nisur nje vizite ne Bruksel, ku do te zhvilloje nje seri takimesh per te informuar lidhur me hapat e Shqiperise ne permbushjen e detyrimeve per marrjen e statusit te vendit kandidat dhe liberalizimin e vizave.
Pas takimit te pare, raportuesi i Parlamentit Europian Nikolaos Chountis deklaroi se komuniteti nderkombetar shpreson qe palet te zgjidhin problemet politike te krijuara, ne menyre qe te arrihen edhe objektivat per te cilat Shqiperia ka aplikuar.
“Shpresojme shume qe problemet e brendshme ne Shqiperi do te zgjidhen shpejt ne menyre te pergjegjshme nga qytetaret dhe partite politike shqiptare me qellim qe te arrihen me mire objektivat e tyre”, u shpreh Chountis.
Nga ana e tij Meta u shpreh se i ka shpjeguar zyrtarit rrethanat e krijuara pas bojkotit te opozites.
“I shpjegova se qeveria eshte e angazhuar te beje c’eshte e mundur, brenda kompetencave te saj pa cenuar pavaresine e gjyqesorit dhe vendimeve te tij, per te ruajtur stabilitetin politik dhe vper te vijuar reformat integruese”, u shpreh Meta.
Ky takim shfaq per here te pare Raportuesin per Shqiperine, qe nga konstituimi i Parlamentit te ri Europian. Ne fund te muajit shtator, Parlamenti percaktoi raportuesit per te gjitha vendet e Ballkanit.
Meqenese asnje nga grupet kryesore politike, qe kishin bere perzgjedhjen e tyre ne rajon, nuk paraqiti interes per te mbuluar Shqiperine, ky vend i ngeci Konfederates se partive te vogla ekstremiste te majta ne Parlamentin Europian.
Grupimi i komunisteve europiane sic njihet ndryshe percaktoi po ashtu me vonese emrin e raportuesit, duke perzgjedhur perfaqesuesin e komunisteve te Greqise, Chountis. Per shkak te nje nderhyrjes kirurgjikale ne sy, eurodeputeti grek nuk ka mundur deri me sot te jete aktiv ne Parlamentin Europian per ceshtjet qe lidhen me Shqiperine.
Top Channel