Vijon procesi ndaj Ilir Pajes

10/11/2009 14:50

Duke qene se njeri nga oficeret e policise qe mori pjese ne arrestimin e Ilir Pajes ndodhet jashte vendit ne nje operacion tjeter policor, Gjykata e Krimeve te Renda ka pranuar te lexoje deklarimet e tij dhene gjate hetimeve paraprake.

Oficeri i policise konsiderohet si nje nder deshmitaret kyc okulare, pasi ai ndodhej ne te njejtin motorr nga i cili gjate perplasjes me te shume kerkuarin mbeti i plagosur kolegu i tij, Bledi Alimeni.

Oficeri, kishte thene ne deklarimet e tij se i shume kerkuari Paja i kishte dalluar qe po e ndiqnin dhe ne momentin qe policet e kane bllokuar ne rruge, ai ka qelluar dhe ne drejtim te tyre, ku dhe mbeti i plagosur Alimeni.

Nderkohe gjykata ka vendosur qe ne seancen e pas nje jave te marre edhe deshmine e Ilir Pajes, i cili po gjykohet per perplasjen me policine shqiptare. Paja njihet si mjeshter i arratisjeve pas dy te tillave ne burgjet italiane.

Top Channel