
Prej ditesh Shqiperia eshte perfshire nga reshje shiu, te cilat mesa duket nuk do te pushojne, nderkohe qe temperaturat do te pesojne nje renie te ndjeshme prej 3 deri ne 4 grade celcius nga 11 grade qe u shenua te marten ne Tirane.
Kete parashikojne duke permendur edhe mundesine e reshjeve te debores ne lartesine mbi 1000 meter. Sipas meteorologeve ne vendin tone ka hyre nje front atmosferik i ftohte qe ka shkaktuar reshje shiu ne te gjithe territorin, sasia me e madhe e te cilave eshte shenuar ne Korce me 32 mm, Kuove 26 mm, Shkoder 25 mm e duke vijuar me pas me rrethe te tjera.
Zona te larta malore ne Korce, Kukes e Peshkopi ne lartesine mbi 1500 meter jane prekur nga reshje debore gjate nates se kaluar.
Sipas meteorologeve ne oret e pasdites pritet te kemi nderprerje te reshjeve te shiut dhe gjate te merkures ato parashikohen te jene te dobeta. Meteorologet parashikojne kthjellim te motit diten e enjte por zbritja e temperaturave do te vazhdoje.
Dita e premte eshte parashikuar me kthjellime, nderkohe qe lajme te mira vjen nga sherbimi meteorologjik per fundjaven e cila na rezervon mot te mire dhe te ngrohte, me ngritje te temperaturave.
Top Channel