
Ministri i Punes, Spiro Ksera, ka mbledhur dje perfaqesues te organizatave nderkombetare donatore, per t’i njohur me Planin Kombetar te Veprimit per Romet, qe eshte hartuar ne zbatim te deklarates “Dekada e Perfshirjes Rome”, dhe per te kerkuar mbeshtetjen e tyre ne realizimin e objektivave dhe masave konkrete te ketij plani.
“Anetaresimi i Shqiperise ne iniciativen e nente vendeve te Europes Qendrore dhe Juglindore, per Dekaden e Perfshirjes se Romeve, ka per synim permiresimin e gjendjes social-ekonomike dhe perfshirjen sociale te minoritetit rom ne arsim, punesim, shendetesi, strehim”, tha ministri Ksera.
Sipas vleresimit te bere nga ekspertet e te gjitha fushave, “buxheti ne total per te gjithe Planin e Veprimit llogaritet ne 2 miliarde e 498 milione leke, ndersa buxheti vjetor ne 417 milione leke”.
Duke u ndalur konkretisht ne sektore te veçante, ne te cilet kerkohet mbeshtetja e donatoreve, ministri theksoi se kjo mbeshtetje duhet te jete konkrete ne fusha te tilla te rendesishme si financimi dhe bashkefinancimi i projekteve qe lidhen me hapjen e minipunishteve apo ndermarrjeve te rrobaqepesise, ku mund te punesohen nje numer i konsiderueshem i komunitetit rom, mbeshtetje e zanatçinjve, nepermjet pajisjes se tyre me vegla pune, hapjen e qendrave ditore per komunitetin rom, brenda te cilave te funksionojne klasa te integruara per te eliminuar analfabetizmin mes radheve te ketij komuniteti.
Top Channel