
E kishin menduar me kohe, madje edhe kur ishin ne opozite, por tashme me pushtetin ne duar dhe me synime te qarta, qeveria “Berisha” po pergatitet seriozisht te prishe marreveshjen me koncesionarin e aeroportit “Nene Tereza”.
Shenjat e para jane nga Kryeministri Berisha dhe me tej nga ministri i Transporteve, te cilet kane ftuar disa here investitoret e huaj per te ndertuar aeroport te ri ne Sarande dhe operimin e stacionit ne Kukes.
Sikurse e parashikon marreveshja aktuale me koncesionarin gjerman, deri ne vitin 2025, ne Shqiperi nuk duhet te funksionoje asnje aeroport tjeter, veçse ai i “Nene Terezes”, ne afersi te Tiranes.
Por qeveria shqiptare ka ne planet e saj zgjerimin e transportit ajror, nga veriu ne jug, duke ndertuar piken e Sarandes dhe rehabilitimin e Kukesit.
Madje jane bere edhe projekte si dhe jane perllogaritur vlerat e investimit. Pra, pala shqiptare i ka te gjitha gati per te nisur dy projektet, por me pare i duhet gjetur zgjidhje per rishikimin e kontrates, vlera e se ciles i kapercen disa miliona dollare.
Top Channel