Qeveria, 200 mije euro ndermarrjet e reja

10/11/2009 08:35

Nuk eshte mase antikrize, per shkak te falimentit te shume bizneseve.

Keshtu te pakten pretendon qeveria, e cila ne muajin tetor ka bere disa ndryshime te rendesishme ne ligjin “Per ndihmen shteterore”.

Ato ndermarrje te vogla dhe te mesme, te sapokrijuara, te cilat jane regjistruar 12 muajt e fundit ne Regjistrin Kombetar te Biznesit (QKR), mund te perfitojne ndihme shteterore jo me shume se 200 mije euro.

Masa e re vjen si nderhyrje per te balancuar tregun ne ato sektore ku verehen probleme te zhvillimit.

Per ta perfituar kete shume, biznesit i duhet te plotesoje disa kushte qe lidhen me numrin e punesimit, xhiron vjetore, madhesine e bilancit etj.

Nje tjeter ndryshim ka te beje me perfituesin, i cili jo detyrimisht duhet te jete ne gjendje te veshtire financiare qe te marre ndihme shteterore, shuma e se ciles nuk duhet ta kaloje vleren 100 mije euro.

Kategorite qe perjashtohen nga ndihma shteterore jane sektoret e bujqesise dhe peshkimit, per shkak te marreveshjes tregtare me BE, per mosnderhyrjen ne treg.

Kushtet

Neni 9, qe percakton ndihmen per ndermarrjet e vogla, udhezon kriteret qe duhen plotesuar nga aplikuesi.

Perveçse duhet te jete nje biznesi i ri, i regjistruar per here te pare ne QKR ne 12 muajt e fundit, subjekti duhet te kete parasysh faktin se shuma qe merr nuk duhet shpenzuar e gjitha brenda nje viti, por vetem 33 per qind.

Po ashtu, intensiteti i ndihmes nuk duhet te kaloje 40 per qind te kostove te pranueshme per tre vitet e para pas krijimit te ndermarrjeve dhe 40 per qind ne dy vitet paraardhese.

Ne ligjin e ri eshte percaktuar edhe kriteri i njohjes se shpenzimeve (kostot e pranueshme), qe jane kostot administrative, ligjore dhe keshillimore, kostot operacionale per pese vitet e para pas krijimit te ndermarrjes, duke perjashtuar TVSH dhe tatimin mbi te ardhurat.

“Ato ndermarrje te vogla, te kontrolluara nga aksionere te ndermarrjeve, qe jane mbyllur gjate 12 muajve te fundit, nuk mund te perfitojne ndihme”, thote njera pike e nenit 9.

Top Channel