
Partia Socialiste nderhyn ne debatin e celur per ligjin e emertuar antimafia duke e cilesuar ate antikushtetues, pasi sic tha deputeti Damian Gjiknuri ai amendon ligje qe kerkojne tre te pestat.
Pervec kesaj zoti Gjiknuri thote se ky draft ligjor rrezon nje standart demokratik te vendosur nga Gjykata e Larte qe sekuestro mund te zbatohet vetem kur ka nje dyshim te arsyeshem, kur maxhoranca thote se ky vendim ka krijuar konfuzion duke argumentuar vendimin per ndryshimin e ligjit.
“E thene ndryshe cdo qytetar qe ka vene pasuri mund te jete subjekt i masave dhe duhet te jape llogari per pasurine e tij. Ky ligj i jep kompetenca te gjera policise”, u shpreh Gjiknuri.
PS thote se miratimi me nxitim i ketij drafti ka gjasa te kthehet ne nje problem me respektimin e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut. Ajo i sygjeron maxhorances zgjerimin e rrethit te konsultimeve rreth ketij drafti.
Top Channel