Paul Scholes rrëfen të vërtetën e hidhur familjare pasi largohet edhe nga komentimi i futbollit: Më duhet t’i qëndrojë pranë djalit tim, vuan nga autizmi.
Kombetarja shqiptare ka bere nje ndryshim te detyruar vetem pak ore perpara nisjes ne Estoni. Gentian Muça nuk do te jete pjese e kontingjentit qe do te grumbullohet prej dites se sotme ne Talin.
Edhe pse ka marre thirrjen e pare ne perfaqesuesen kuqezi, mesfushori “shkaterrues” e ka te pamundur t’i bashkohet ekipit te Josip Kuzhese per shkak te problemeve burokratike.
Lojtari, i cili po shkelqen ne kete sezon te Dinamo, nuk eshte pajisur me vize dhe ne vend te tij trajneri kroat thirri Gjergji Muzaken. 22-vjeçari Muça e ka fituar nje ftese per miqesoren e 14 nentorit pas paraqitjeve te mira ne Kategorine Superiore, ndersa ka qene ne siten e Kuzhese ne takimet me Teuten, Laçin, Flamurtarin e Tiranen.
Tekniku e ka vezhguar ish-lojtarin bardheblu edhe ne sfiden e djeshme, ku blute e Shkelqim Muçes fituan 1-0 ne fushen e Beses. Muça shihej si nje alternative e mire per qendren e mesfushes, repart ku mungojne Altin Lala (i demtuar prej shume javesh) dhe Ervin Bulku.
Problemet e mesfushorit te kryesuesve te kampionatit i kane hapur rruge nje tjeter lojtari qe spikat ne kampionatin tone. Behet fjale per Gjergji Muzaken, i cili eshte konfirmuar si nje pike e forte e Tiranes.
Perveç punes ne krahet e mesfushes, se fundmi 25-vjeçari ka gjetur me lehtesi edhe golin: ai ka realizuar tri nga dhjete rrjetat e Tiranes, e fundit ishte ajo ne javen e nente, qe u dha bardhebluve fitoren 1-0 ne Shkoder. Muzaka ka qene ne orbiten e Kombetares, qe prej aktivizimit me Kombetaren “B” ne miqesoren e 12 majit kunder Milanit.
Ai shenoi njerin prej golave ne barazimin 3-3 (kishte shenuar edhe ne miqesoren e pak muajve me pare qe Tirana fitoi 2-1 me gjigandet italiane), ndersa me pas u grumbullua ne skuader per takimin e 6 qershorit me Portugaline dhe miqesoren e barazuar 1-1 me 10 qershor me Gjeorgjine. Ne ndeshjen e dyte Muzaka u aktivizua si titullar, per t’u zevendesuar menjehere prej fillimit te pjeses se dyte nga Bylykbashi.
Top Channel