Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Per te katertin vit radhazi Shqiperia merr pjese ne Panairin Boteror te Turzimit te Londer “World Travel Market”. Me kete pjesmarrje tentohet promovimi asaj c’fare ofron turizmi shqiptar.
Stenda e Shqiperise e ndertuar ne menyre modeste, shume larg standarteve te fqinjeve tane perbehet nga tre komponete. Agjencia Kombetare e Turizmit, sektori privat dhe disa bashki kryesore te cilat ne kete panair jane prezantuar vetem me disa broshura.
Ndyshe nga vendet e tjera mungonin materialet promovuese ne forme audiovizive, perfshi spotin publicitar, te trasmetuar ne CNN per prodhimin e te cilit jane shpenzuar mijera euro. Nada Kallciu, drejtoreshe e Agjencise Kombetare te Turizmit i tha Top-Channel se, “pjesmarrja ne kete panair edhe kete vit synon promovimin e turizmit shqiptar ne te gjitha aspektet”.
Sipas saj, e vecanta qe stenda shqiptare sjell ne kete panair eshte pjesemarrja e nje grupi valltaresh nga trupa e balerineve te ardhur nga Teatri Operas dhe Baletit. “Si nje pjesmarrje te vaket, modeste dhe pa strategji nga te gjitha subjektet shqiptare ne kete panair”, keshtu e ka komentuar paraqitjen e stendes shqiptare ne panairin e Londres Dorian Gjalpi, ekspert per ceshtjet e turizmit.
Krahas 50 mije subjekteve nga e gjithe bota ne kete panair per here te pare ka marre pjese edhe Kosova. Permes nje stende te ndertuar thjesht ku eshte perdorur elementi fotografi, ideuesit e saj percjellin mesazhin se Kosova ka se cfare te ofroje ne turizem kryesisht ate malor.
Per Bujar Kucin, drejtor i Departamentit te Turizmit ne qeverine e Kosoves, “ky panair eshte nje mundesi e mire per te paraqitur vlerat e turizmit ne Republiken e Kosoves, po ashtu nje rast i volitshem per ta paraqitur ate me nje imazh te ri, ndryshe nga ai c’fare mendojne shume qytetare te Evropes”.
Top Channel