
Gjashte partite opozitare qe kane ankimuar marreveshjen Shqiperi-Greqi per ujerat territoriale dorezuan dje ne Gjykaten Kushtetuese dokumentin shtese te kerkuar nga anetaret e kesaj gjykate.
Bazuar ne faktin se mjafton qe nje prej ketyre partive te kete te sanksionuar çeshtjen e mbrojtjes se kufijve, atehere gjykata duhet ta marre ne shqyrtim kerkesen ankimore.
Dhjete dite me pare, gjykata u kerkoi ketyre partive qe te dorezojne prane zyres se protokollit statutet e tyre per te pare ne kete menyre se sa e vlefshme eshte kerkesa ankimore.
Ne hyrje te statutit te kesaj partie sanksionohet se PS-ja vepron ne respekt te Kushtetutes, te ligjeve te shtetit te se drejtes dhe te formes parlamentare te qeverisjes per mbrojtjen e sovranitetit kombetar, rendit dhe drejtesise.
Ne kerkesen e tyre ankimore, gjashte partite kerkojne qe Gjykata Kushtetuese te shohe nese kjo marreveshje bie ndesh apo eshte konform Kushtetutes se Shqiperise.
Top Channel