
Nje bande kriminale e drejtuar nga nje familje shqiptare, qe kishte baza operative ne France, Holande, Spanje dhe Itali, eshte shkaterruar nga policia e vendit fqinj.
Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave banda vepronte ne rajonet kryesore te Italise, konkretisht ne Veneto, Lombardi, Friuli Venecia Xhulia dhe Marke.
Per shkaterrimin e saj u angazhuan agjente te Guardia di Finanza, policise dhe karabiniereve, te cilet arrestuan 74 persona, kryen 54 kontrolle dhe sekuestruan dy kile e gjysme kokaine.
“Konsorciumi kriminal ishte ne gjendje te shiste brenda nje jave dy kilolgrame lende narkotike te tipeve heroine dhe kokaine”, kane deklaruar hetuesit.
Sipas tyre, vetem droga e sekuestruar ne operacion do t’i kishte sjelle 200 mije euro fitim organizates kriminale.
Top Channel