11 mije persona ne gjithe vendin jane prekur nga gripi vetem gjate javes se shkuar.
Specialistet thone se jemi ne nje faze kritike, pasi qarkullimi i virusit AH1N1 dhe i gripit sezonal ka shtuar rrezikshmerine dhe numrin e personave te prekur.
Shenjat qe paraqesin dy viruset jane te ngjashme dhe klasifikimi mund te behet vetem ne laborator.Specialistet keshillojne qe mjeket te marrin te gjitha masat per ruajtjen e shendetit te tyre dhe te perdorin tamiflun ne te gjitha rastet e kerkuara.
“Kemi nje vaksine te treg qe duhet te shfrytezohet. Mjeket duhet te marrin masa qe fillimisht te mbrojne veten e tyre”, u shpreh Dritan Ulqinaku ne Departamentin e Semundjeve Infektive ne ISHP.
Virusi i gripit te derrit ka prekur kryesisht moshat aktive, ndersa gripi sezonal prek moshat pediatrike dhe te moshuari. Ulja e temperaturave ka sjelle nje rritje te numrit te te semureve dhe specialistet e kane te veshtire te bejne nje klasifikim te shpejte mes te prekurve nga virusi AH1N1 dhe gripit sezonal.
Top Channel