Gjyqi ndaj pedofileve, prokuroria paraqet provat

10/11/2009 14:40

Dy britaniket e akuzuar per marredhenie seksuale me te mitur Dino Kristodulu dhe Robin Arnold kane degjuar ne seancen e radhes provat qe prokuroria e Tiranes ka kunder tyre ne lidhje me skandalin seksual ndaj femijeve ne fondacionin femijet e tij.

Prokurorja e ceshtjes i dha trupes gjykuese te kryesuar nga Shefkie Demiraj, provat te tilla si akte ekspertimet ndaj 10 minoreneve te abuzuar seksualisht, pergjimet ndaj e-maileve te shkembyera mes te dhunuarve dhe te pandehurve si dhe deshmite e marra me leter porosi nga ish-punonjes te fondacionit qe aktualisht ndodhen ne Angli.

Gjykata njoftoi psikologen e te miturve se njeri nga femijet e abuzuar me inicialet G.B dhe biresuesi i tij qe ndodhen ne Amerike do te mberrijne per te deshmuar mbi kete proces diten e marte.

Top Channel