
Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, ka bere thirrje nga Brukseli per me shume vemendje ndaj sistemit bankar.
Duke folur ne konferencen “Ballkani Perendimor: Kalimi i krizes”, kreu i BSH-se ka analizuar situaten aktuale te sistemit ne rajon, politikat e ndjekura nga Banka Qendrore si dhe ka guxuar te jape mendime personale rreth reagimit qe eshte marre ndaj krizes ekonomike.
“Sot, nje vit pas fillimit te krizes financiare, me duhet te pohoj se te gjitha masat e ndermarra nga bankat qendrore te vendeve te rajonit kane ngjashmeri me njera-tjetren.
Sipas mendimit tim, masat e marra gjate kesaj periudhe jane pergjithesisht te natyres ekstreme; ato jane te pazakonta dhe bien ndesh me “kushtetuten” e nje banke qendrore moderne ne drejtim te likuiditetit, te tregut te parase dhe te kanaleve te transmetimit te politikes monetare. Megjithate, ne kemi perqafuar filozofine se ‘qellimi justifikon mjetin’”, tha Fullani.
Guvernatori i Bankes se Shqiperise renditi disa propozime rreth politikes qe duhet te ndermarrin kreret e bankave te rajonit.
“Duhet te ndryshoje mentaliteti i shoqerive tona ne rajon. Dihet qe ky rajon ka nje histori te mbushur me konflikte dhe mosmarreveshje. I perket brezit te ri dhe njerezve qe perqafojne te rene ne rajon, te gjejne zgjidhjet dhe te inkurajojne ato sjellje qe do te çojne drejt se ardhmes tone ne Europe”, theksoi guvernatori.
Top Channel