Aksidentohet kamioni, dy te plagosur

10/11/2009 12:45

Serish aksident ne rrugen Vore-Tirane, me pasoje plagosjen e dy personave.

Nje kamion me targa te Durresit eshte perplasur me trafikndaresin. Fatmiresisht ne momentin qe kamioni ka dale ne anen tjeter te autostrades nuk ka pasur levizje automjetesh. Perplasja e fuqishme e kamjonit ka bere qe dy rrotat dhe aksi i pasem i kamionit te shkeputen nga makina.

Drejtuesi i kamionit bashke nje person tjeter eshte plagosur rende. Ata kane perfunduar ne spitalin ushtarak ne Tirane.

Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes, duke u perpjekur te normalizoje trafikun, i cili eshte bllokuar plotesisht ne njerin krah te saj, ku mjetet udhetonin nga Tirana per ne Durres.

Top Channel