“Tuneli”, Rama: Hetim Berishes, Bashes e Olldashit

09/11/2009 14:55

Opozita leshon akuza te forta ndaj kryeministrit dhe qeverise lidhur me shembjen e tunelit te Thirres ne Kalimash, pjese e nje prej veprave me te kushtueshme per shqiptaret, asaj te rruges Durres-Kukes. (UPDATE)

Kryetari i Partise Socialiste tha se qeveria ka bllokuar informacionin dhe nuk lejon as mediat te futen ne pjesen e bllokuar, ndersa kujtoi se kryeministri Berisha e ka inaguruar dy here tunelin Rreshen-Kalimash ne prag te zgjedhjeve duke e perdorur politikisht.

“Qeveria heshti, Ministria e Punes Publike heshti, ashtu sikurse heshti edhe kryeministri, njeriu qe duhet te thirret i pari ne Prokurori per nxitimin e papegjegjshem te punimeve per inaugurime elektorale abuzive”, u shpreh Rama.
 
Kryetari socialist thote se korrupsioni ne kete veper publike te ndertuar me taksat e shqiptareve, ka arritur permasa skandaloze dhe shenon rastin me te rende ne historine e 20 viteve te fundit

“Shqiperise po i dalin ne siperfaqe kapjet me monstruoze te shtetit ne keto 20 vjet. I kerkojme prokurorise te hetoje ceshtjen e Kalimashit, si dhe heqjen e imunitetit te ministrit te vjeter te familjes dhe aktualit qe veproi ne gjurmet e parardhesit”, u shpreh Rama.

PS ka ngritur tonet ndaj qeverise serish per rrugen Durres-Kukes, duke i shtuar akuzes se saj themelore per abuzime me fondet publike, ne kete veper edhe ate te papergjegjshmerise dhe cilesise se punimeve.

Top Channel