Shirat, permiresohet situata ne disa rrethe

09/11/2009 19:25

Gjate dites se hene ka patur nje permiresim te situates ne zonat e goditura nga permbytjet e fundjaves.

Ne Kruje, Lac, Lezhe dhe Shkoder ekipet e emergjences kane mundur te vene ne gjendje pune te gjithe hidovoret per te bere te mundur largimin e ujerave ne zonat e banuara.

Nje arsye se perse shume banesa dhe biznese u permbyten ditet e fundit ishte mosfunksionimi i hidrovoreve, si ne rastin e qytetit te Durresit.

Vetem tre dite para permbytjeve ishte ministri i Brendshem Lulzim Basha, qe u kerkoi prefekteve te qarqeve vemendje per te patur ne gjendje gadishmerie hidrovoret, ne menyre qe te evitoheshin permbytjet. Por pavaresisht paralajmerimit, permbytjet ndodhen.

Te dielen banoret e disa zonave ne Fushe Kruje, Lac, Lezhe si dhe Shkoder kerkuan ndihme per shkak te permbytjes nga ujerat.

Ende shume banesa ndodhen ne uje dhe po ashtu disa qindra hektare toke, por situata po permiresohet dhe niveli i ujit eshte duke rene.

Nderkohe, nga Ministria e Bujqesise behet e ditur se nuk ka patur deme te konsiderueshme ne kulturat bujqesore.

Top Channel