Reshjet, Ministria: Situata nen kontroll

09/11/2009 15:50

Ministria e Ekonomise njoftoi se ka nen kontroll situaten e krijuar nga reshjet masive ne kaskaden e Drinit, ndersa gjendja po menaxhohet me kujdes nga grupi i posacem i punes.

Zevendesministri Leonard Beqiri tha se pavaresisht prurjeve te larta u arrit qe te evitohej derdhja e ujit nga hidrocentralet. Beqiri beri te ditur aktualisht Shqiperia eshte duke depozituar energji ne Kosove per ta marre ate mbrapsht ne nje kohe te mevonshme kur do te kete nevoje.

Gjithashtu Ministria e Ekonomise njoftoi se paralelisht po vazhdon edhe procedurat per te shitur energji ne tregun rajonal. Sipas te dhenave, niveli ujit ne Fierzes eshte aktualisht 284 meter mbi nivelin e detit, 12 metra poshte nivelit maksimal prej 296 metrash.

Top Channel