Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci i ka derguar nje telegram urimi kancelares gjermane Angela Merkel, me rastin e 20-vjetorit te renies se Murit te Berlinit.

“Kam nderin dhe privilegjin qe ne emer te qeverise se Kosoves dhe ne emrin tim, t’ju shpreh urimet me te sinqerta me rastin e shenimit te 20-vjetorit te renies se Murit te Berlinit”, shprehet Thaci ne mesazhin e tij.

Ngjarja e madhe dhe historike e renies se Murit te Berlinit, sic thekson Thaci, shenon renien e komunizmit dhe perfundimin e epokes se luftes se ftohte e te konfrontimeve.

Top Channel