Largohet laborantja, pas investigimit te “Fiks Fare”

09/11/2009 08:10

Prej kater ditesh poliklinika qendrore e Fierit eshte perfshire nga kaosi. Ne laborator nuk kryhet asnje analize e thjeshte gjaku.

Pak minuta pas transmetimit te emisionit “Fiks Fare”, ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, ka shkarkuar laboranten e cila ka abuzuar me detyren, nderkohe qe ditet me pas, ne polikliniken qendrore te Fierit, por edhe te te gjitha bluzat e bardha te grupit spitalor ka “plasur” ankthi.

Paciente te shumte qe kerkojne te kryejne sherbime te ndryshme mjekesore jane detyruar qe keto dite te presin, pasi pervec miresjelljes se bluzave te bardha nuk po marrin asnje sherbim shendetesor.

Konfirmohet se te departamenti i Urdhrit te Mjekut prane drejtorise se grupit spitalor Fier per laboranten ne fjale jane regjistruar ankesa, por pavaresisht tyre asnje mase disiplinore nuk ishte marre deri pak dite me pare. Ka qene kamera e fshehte ajo qe ka vertetuar te gjitha abuzimet e qe ka sjelle me pas shkarkimin e laborantes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA