Kuvendi, s’ka ndryshim ne PD

09/11/2009 16:25

Megjithese duhet edhe nje muaj deri ne kuvendin kombetar te Partise Demokratike, qe tani ky kuvend mund te perkufizohet si Kuvendi i vazhdimesise dhe jo i ndryshimit.

Kjo do te thote jo vetem rikonfirmim i Sali Berishes ne krye te Partise Demokratike, por edhe i lidershipit te saj aktual, edhe pse keta do te percaktohen pak me vone nga Keshilli i ri Kombetar, qe do te dale nga votimet e 12 dhjetorit. Nenkryetari i Partise Demokratike, Astrit Patozi, ne nje interviste per Top Channel e mbeshtet kete perkufizim me arsyetimin se ishte ky lidership qe coi demokratet ne rikonfirmimin e mandatit te dyte qeverises.  

“Ne 12 dhjetor shkojme drejt nje procesi finalizues te zgjedhjeve te brendshme ne PD pas nje fitoreje elektorale ne 28 qershor. Dhe ne nje fare menyre, une pres qe ky kongres te njohe rezultatin dhe te vleresoje fitoren e PD-se ne keto zgjedhje”, u shpreh Patozi.

Por a ka pergjegjesi lidershipi demokrat per fitoren e vetem 70 mandateve dhe jo te nje shumice te cilesuar qe do t’i jepte me shume siguri ne qeverisje?

“Une besoj se perpara se te nxjerrim pergjegjesite ne duhet te njohim meriten per fitoren. PD nuk kishte vene nje bast per numrat qe duhet te kishte ne parlament, por kishte gare me PS per te vijuar apo jo qeverisjen. Ne vijme pas nje fitoreje dhe eshte paradoksale qe ne PS po kerkohet merita, kurse ne PD te kerkohet pergjegjesia. Une hyj tek njerezit qe e kerkoj pergjegjesine tek vetja, por kjo nuk me pengon te them se ne duhet ta fillojme kongresin duke marre parsysh fillimisht meriten”, u shpreh Patozi.

Ne kuvendin kombetar, demokratet do te miratojne edhe disa ndryshime ne statut. Por per ata qe presin ndryshime radikale, kjo nuk eshte koha e duhur.

Ndryshimet ne statut kane te bejne me pershtatjen e funksionimit te PD-se sipas sistemit te ri electoral dhe asgje me shume.

Besohet se ne statut nuk do te percaktohet ndarja e funksioneve mes atyre qe drejtojne qeverine dhe atyre qe drejtojne partine. Per Astrit Patozin, i cili vete nuk mban post qeveritar, ky parim ndoshta duhet te funksiojne per sekretariatin, por jo per lidershipin e larte te partise, kryetarin, Sekretarin e Pergjithshem dhe 2 nenkryetaret.    

“Parimi politik eshte qe lidershipi i partise vendos per qeverine dhe jo e kunderta. Per shkak se nje parti kur vjen ne pushtet drejtuesit e saj zene vend ne qeveri dhe jo e anasjellta”, shprehet Patozi.

Ne 12 dhjetor, duket se demokratet do te kene vetem nje alternative per liderin e tyre dhe ky natyrisht qe e ka emrin Sali Berisha. Por per zotin Patozi mungesa e nje rivali, nuk do te thote nje anomali e demokracise.

“Do te ishte me mire qe te mos kete rivalitet, sesa te shpikim rival kukull ashtu sic ndodhi ne PS. Partia Demokratike nuk ka nevoje te shpike nje lakror per zgjedhjet e brendshme te saj. Zoti Berisha ka meriten kryesore per zgjedhjet e 28 qershorit”, u shpreh Patozi.  

Top Channel