KLD, 4 anetare pa mandate

09/11/2009 16:10

Kryetarja e Gjykates se Larte , Shpresa Becaj ka thirrur ne nje takim urgjent te gjithe kryetaret e gjykatave ne rrethe dhe aktoret e interesuar per ceshtjet e gjyqesorit sikurse eshte Euralius, Unioni i Gjyqtareve dhe Shoqata e Gjyqtareve. (UPDATE)

Per shkak te mungeses se nje ligji qe lejon edhe Konferencen Gjyqesore nga e cila dalin anetaret e KLD-se, aktualisht Keshilli ndodhet ne krize me kater anetare mandati i te cileve ka perfunduar.

Me heret ne fundjave Unioni i Gjyqtareve leshoi i pari alarmin drejtuar KLD-se se ky institucion nuk duhet te marre asnje vendim per ceshtjet e gjyqesorit, pa u zgjedhur anetaret e KLD-se.

“Kam qene dhe jam e mendimit qe te mundesohet sa me pare mbledhja e Konferences per t’i dhene zgjidhje problemeve. Ne kushtet aktuale te mungeses se opozites ne kuvend, miratimi i ketij projektligji eshte i pamundur”, u shpreh

Nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu mbeshteti projektligjin e ri dhe shprehu gadishmeri qofte edhe per lobing qe ky projektligj te kaloje ne kuvend ne menyre qe situate te zhbllokohet.

“KLD prej disa muajsh eshte vene ne veshtiresi per te realizuar ne menyre funksionale rinovimin e vet, per shkak te vonesave ne miratimin e ligjit. Nuk na takon te paragjykojme nje votim apo mosvotim, por kemi detyren te japim kontributin tone, madje edhe te lobojme qe ky ligj te votohet”, u shpreh Spahiu.

Projektligji i ri duhet te miratohet me 3 te 5 e votave, por mungesa e opozites e ben te pamundur diskutimin e tij ne seance ne Kuvend. Gjykata Kushtetuese rrezoi disa muaj me pare projektligjin per funksionimin e konferences gjyqesore si antikushtetues.

Nderkohe projekligji i ri eshte jo me pak i debatuar mes gjyqetareve per shkak sepse ata kerkojne qe zgjedhja e anetareve te rinj te KLD shtrihet ne te gjitha shkallet  e gjyqesorit.

Top Channel