Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Zyrtaret e Komisionit Europian kane vleresuar ne Tirane se Shqiperia ka bere hapa perpara ne permbushjen e kushteve per liberalizimin e vizave, por propozimi per kohen kur do te hiqen vizat me Shqiperine do te vije vitin e ardhshem.
Numri dy i Drejtorise per Drejtesine ne Komisionin Europian i beri keto vleresime pas takimit me ministrin e Jashtem, Ilir Meta, ku eshte informuar per ecurine e permbushjes se kushteve nga qeveria shqiptare per liberalizimin e vizave.
“Nga mesi i nentorit ne presim nje raport tjeter nga qeveria shqiptare dhe ky raport do te krijoje bazat per nje vleresim te metejshem nga zyrtare te larte drejtues per fazen e ardhshme te procesit te liberalizimit te vizave. Qe te dyja palet e dime se edhe sa kerkesa duhen te permbushen dhe menjehere sapo keto kerkesa te permbushen Komisioni do te jete ne gjendje te beje propozimet e duhura, shpresoj sa me shpejt te jete e mundur, gjate vitit te ardhshem”, u shpreh Jean Louis de Brouwer.
Zyrtari i KE-se ka renditur disa nga kerkesat qe duhet te permbushe Shqiperia per liberalizimin e vizave.
“Ky eshte nje proces objektiv, i qarte dhe jo politik, i bazuar ne vleresimin e situates dhe zhvillimit te saj. Gjate muajve te fundit qeveria ka bere shume hapa perpara ne kete proces. Plani i veprimit eshte miratuar dhe jane pergatitur disa projektligje. Gjithashtu eshte lancuar me sukses sistemi i prodhimit te pasaportave biometrike. Tani ka ardhur koha qe ky legjislacion te miratohet dhe ketu po i referohem ne vecanti, rishikimit te ligjit te vitit 2004 per konfiskimin e pronave te vena nga pasuri te paligjshme. Sic i thashe edhe ministrit mesazhi nga Komisioni eshte na ndihmoni, qe t’ju ndihmojme”, tha zyrtari.
Ndersa Meta u shpreh se sot ne 20-vjetorin e renies se Murit te Berlinit, per shqiptaret do te jete nje renie per se dyti e ketij muri.
“Ne jemi te ndergjegjshem qe mbetet ende per te bere dhe jemi te bindur se do t’i permbsuhim te gjitha kerkesat, te bindur se kete prêt KE dhe shqiptaret gjithashtu”, u shpreh Meta.
Zyrtari i larte nga Brukseli eshte informuar per ecurine teknike te plotesimit te kushteve edhe nga ministri i Brendshem, Lulzim Basha, sipas te cilit deri me sot kane aplikuar per pasaporta biometrike 252 mije shtetas dhe se ne pikat e kalimit kufitar, pervec funksionimit te lidhjes me interpolin, po punohet edhe per vendosjen e lexuesve optike te pasaportave biometrike.
Top Channel