Energjia, humbjet arrijne kulmin

09/11/2009 08:05

Gjate tetemujorit te pare te ketij viti, konsumi i energjise elektrike nga industria dhe biznesi ka pesuar nje renie vjetore prej 14.7 per qind si pasoje e krizes ekonomike, nderkohe qe konsumi familjar i faturuar eshte reduktuar me 7 per qind, behet e ditur nga te dhenat e sektorit te energjise te llogaritur nga Banka e Shqiperise.

Konsumi jofamiljar i energjise elektrike gjate periudhes janar-gusht te ketij viti, qe 1.17 miliarde kWh, nderkohe qe nje vit me pare qe 1.37 miliarde. Konsumi familjar qe kete vit 1.59 miliarde nga 1.71 miliarde qe qe ne te njejten periudhe te vitit te kaluar.

Renia e konsumit nga sektori jofamiljar i dedikohet mosperdorimit te kapaciteteve ekzistuese prodhuese nga nje pjese e madhe e industrise, nderkohe qe konsumi jofamiljar i faturuar eshte “reduktuar” vecanerisht si pasoje e rritjes se vjedhjeve te energjise elektrike ne rrjet. Ne rrjetin e shperndarjes gjate kesaj periudhe u humben 1.43 miliarde kWh nga 1.26 miliarde qe qene humbur nje vit me pare.

“Humbjet ne sistemin e shperndarjes vazhdojne te mbeten problematike edhe gjate fillimit te tremujorit te trete te vitit. Rritja e ketij treguesi me 13.7 per qind ne terma vjetore ka ardhur kryesisht si pasoje e nivelit me te larte te humbjeve joteknike”, thote BSH.

Sektori energjetik shqiptar ka perjetuar nje situate pozitive ne drejtim te nivelit te prodhimit gjate ketij viti, por nuk mund te thuhet e njejta gje per sa u perket shitjeve dhe humbjeve. Keshtu, importet kete vit kane qene minimale, ndersa KESH qe ne gjendje te eksportonte nje pjese te energjise se prodhuar gjate gjashtemujorit te pare.

Shqiperia i eshte rikthyer se fundmi importeve. Cmimi mesatar i energjise se importuar kete vit qe rreth 49 euro per MW. Sipas llogarive te BSH, gjate periudhes janar-gusht te ketij viti, rreth 49 per qind e energjise se prodhuar ne Shqiperi, u vodh ne rrjetin e shperndarjes. Rritja e vjedhjeve ne rrjet erdhi vecanerisht si pasoje e degjenerimit te pergjithshem te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes gjate gjashtemujorit te pare te ketij viti, kur kompania qe ne prag te privatizimit. OSSH i kaloi nen administrim pronarit te ri ne qershor te ketij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA