Drejtesia, “harrohet” Gerdeci

09/11/2009 15:45

Ne Komisionin e Ligjeve jane diskutuar te gjitha pikat ku sistemi gjyqesor ka marre verejtje ne progres-raportin e vitit 2009, pervec pikes ku analizohet procedurat gjyqesore ajo e ngjarjes se Gerdecit ku akuzohej ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Ne progres-raport thuhet se per te siguruar kredibilitet ne luften korrupsionit nevojitet proces i drejte ndaj cdo personi pavaresisht postit, por kjo pike u anashkalua nga Komisioni i Ligjeve.

Ministri aktual i Drejtesise Nishani, qe ne raportin e tij, beri te njejten gje si deputet, referoi ne lidhje me ligjet e reja te miratuara nga parlamenti ne vitin e fundit, si edhe ato qe jane ende ne projekt qe sipas tij do te permiresojne ndjeshem legjislaturen shqiptare dhe do t’i pergjigjen verejteve te Bashkimi Europian ne lidhje me drejtesine.

Por Nishani kerkon opoziten ne parlament, pasi keto ligje themeltare kalojne me 3 te 5.

“Mungesa e opozites ne parlament dhe angazhimet e saj ne proceset apo edhe te atyre qe tashme jane hartuar dhe depozituar per miratim ne kuvend perben nje ngerc te madh. Ky synim politik ka arritur te bllokoje disa nga keto ligje te rendesishme”, u shpreh Nishani.

Pika me e diskutuar ishte ajo e marredhenieve midis Ministrise se Drejtesise dhe KLD-se, ministri Nishani tha se eshte hartuar ligji per konferencen gjyqesore dhe ajo per KLD-ne, qe do te percaktoje qarte funksionimin e ketij keshilli.

“Kalimi se shpejti i ligjit per KLD-ne do te percaktoje qartazi edhe kriteret, trajnimet, si dhe raportet qe duhet te kete cdo anetar i KLD-se me sistemin e gjyqesorit”, u shpreh Nishani.

Nisja se shpejti e zyrave private te permbarimit u konsiderua si nje tjeter hap i rendesishem nga Komisioni i Ligjeve.

Top Channel