BE e SHBA, kushte te reja per Bosnjen

09/11/2009 08:25

Bashkimi Europian dhe SHBA-ja kane dhene nje ultimatum te radhes per Bosnje-Hercegovinen, shteti qe eshte ne nje stad me Shqiperine ne lidhje me ecurine e integrimit ne BE.

Zyrtaret e BE-se dhe SHBA-se kane formuluar nje propozim per lideret politike boshnjake, ku i behet thirrje qe te plotesohen sa me shpejt kushtet nderkombetare per te aderuar ne NATO dhe BE.

Keshtu ka deklaruar ambasadori amerikan ne Bosnje, Charles English, pas takimit te zyrtareve amerikane dhe europiane me Presidentin e radhes te vendit, serbin Milorad Dodik ne Sarajeve. Ai ka theksuar se SHBA-ja dhe BE-ja jane imponuar per te forcuar ecurine e Bosnjes ne integrimin euroatlantik.

Nderkaq, perfaqesuesi i Suedise, Lars Valund, ka theksuar se takimi me Dodik shpreh vullnetin e Bashkimit Europian per t’i dhene nje shtyse integrimit te Ballkanit Perendimor.

Por, zyrtari suedez ka bere thirrje qe vendet ballkanike duhet te jene te vetedijshem per zbatimin e standardeve te larta diplomatike, qe nuk eshte vetem kusht, por edhe pjese perberese e shpirtit te kontinentit europian.
Komisioneri europian per zgjerimin, Olli Rehn, ka theksuar se “ne kete kontekst te veshtire te krizes ekonomike, kerkesat e aplikimit te Shqiperise dhe Malit te Zi nenvizojne forcen e terheqjes se BE-se per te promovuar stabilitet dhe prosperitet.

Per Malin e Zi dhe Shqiperine, prioriteti i anetaresimit do te varet vetem nga forcimi i kapacitetit administrativ dhe nga konsolidimi i shtetit te se drejtes. Muajin e shkuar, Bashkimi Europian ka konfirmuar qe Kroacia do te jete vendi i pare ballkanik qe do te behet anetar i BE-se shume shpejt. Ne kete kuader, BE-ja thekson se do te pranohen shtetet nje pas nje ne baze te arritjeve qe kane bere.

Nderkaq, ekziston nje plan i Kryeministrit grek, Jorgo Papandreu, sipas te cilit shtetet e Ballkanit Perendimor do te hyjne ne BE en-block, por ky plan eshte ende ne fazen e diskutimit, pasi presidenca e radhes i jep tonin strategjise se zgjerimit plus komisionit te posacem qe drejtohet nga finlandezi me mjaft peshe, Olli Rehn.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA