Ballkani Perendimor, bisedime edhe ne Stokholm

09/11/2009 08:20

Presidenca e Bashkimit Europian organizon nje takim te radhes me rendesi per Ballkanin Perendimor, ku perfshihet edhe Shqiperia.

Pikerisht ne fund te ketij muaji, me daten 30 nentor ne Stokholm do te zhvillohet grupi i diplomateve dhe eksperteve te Bashkimit Europian, i cili do te pergatise draftin perkates per mbledhjen e radhes se Keshillit te Ministrave te Bashkimit Europian.

Njoftimi behet e ditur nga axhenda e Presidences Suedeze te BE-se, por ne kete dokument nuk behet e ditur apo jo qe do te jete ne rendin e dites shqyrtimi i aplikimit te Shqiperise per statusin e vendit kandidat. Ne njoftimin perkates, theksohet se me 30 nentor do te mblidhet grupi punues per Ballkanin Perendimor, i cili eshte pergjegjes per ceshtjet shqetesuese per Ballkanin Perendimor qe perfshin: Shqiperine, Bosnje-Hercegovinen, ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise, Malin e Zi, Serbine dhe Kosoven.

Ky takim do te vertetoje procesin e stabilizim-asociimit, instrumentin e parafinancimit, por edhe zhvillimet politike dhe ekonomike ne vend. Realisht pritet qe dy ceshtjet kryesore qe do te shqyrtoje do te jete ta vendose apo jo aplikimin e Shqiperise, pasi Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi e kane kaluar kete hap, madje kane perfituar edhe nga liberalizimi i vizave.

Aplikimi i Shqiperise eshte dorezuar qe ne muajin prill nga Kryeministri Berisha, ne kohen kur Presidencen e kishte Cekia, por ende kjo shkrese ka mbetur ne sirtaret e Brukselit. Shtyrja, sipas deklarates se ministrit te Jashtem Suedez, Karl Bildt, eshte bere per shkaqe teknike, por realisht Gjermania dhe Holanda kane kerkuar rishqyrtimin e raportit te progresit te Bashkimit Europian per Shqiperine. Nderkaq, disa media europiane permendin se ka pasur edhe arsye te tjera.

Ne nje artikull te saj, e perditshmja italiane online, “Monza notizie”, duke cituar burime nga Bashkimi Europian, thekson se axhenda e Brukselit ka pasur nje avancim gjithnje e me te madh per Kroacine, nderkohe qe ka futur Shqiperine ne grupin e vendeve te fundit. Sipas kesaj medie, eshte Kroacia vendi me afer Bashkimit Europian ndermjet te gjithe kandidateve te tjere te zones juglindore.

Per Zagrebin hyrja ne BE ka shume pengesa dhe negociatat mund te mbyllen pozitivisht brenda vitit te ardhshem. Keshtu theksohet ne strategjine vjetore te zgjerimit, qe sapo eshte prezantuar nga Komisioni Europian, ku progreset jane shume te rendesishme, pavaresisht krizes ekonomike qe ka goditur te gjithe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA