A HIN1, laborator ne Tirane per analiza

09/11/2009 17:20

Kur numri i te prekurve nga gripi i derrave pritet te rritet, edhe Shqiperia do te kete laboratorin e saj ku do te analizohen mostrat qe merren nga qytetaret e dyshuar me virusin A H1N1.

Deri me tani ne vendin tone jane prekur 44 persona nga gripi i derrit, raste te cilat jane konfirmuar ne laboratorin e Bukureshtit, pergjigjet e te cileve shpesh here kane ardhur me vonese.

Ministri i Shendetesise Petrit Vasili ka inaguruar laboratorin e ri te virologjise  prane Institutit te Shendetit Publik, ne saj te cilit virusi do te konstatohet brenda 24 oreve.

Laboratori i ri ne kushte normale do te perpunoje 21 mostra ne dite, ndersa per emergjence kapaciteti diagnostikues mund te arrije 50 -100 mostra klinike ne 24 ore.

Kostoja e laboratorit arrin ne 750 000 dollare, kredi e bankes boterore. Tashme edhe analiza te tjera si poliomeliti, fruthi, rubeola dhe analiza te tjera per semundje te tjera te rrezikshme virale do te kryehen me nje cilesi me te mire.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA