Vaksina, te paret do ta marrin mjeket

08/11/2009 08:10

Te paret qe do te marrin vaksinen specifike per gripin e derrit do te jene punonjesit e shendetesise.

Dy muaj me pare, te paret qe benin pjese ne grupin e prioriteteve ishin punonjesit e forcave te rendit. Nderkaq, dje, zevendesministri i sapoemeruar i Shendetesise, Bardh Spahia, sqaroi se menjehere pas blerjes se vaksinave specifike per AH1N1, te paret ne liste jane punonjesit e shendetesise.

“Bluzat e bardha jane me te rrezikuarit dhe kane probabilitet me te madh per t’u prekur nga gripi i derrit. Kategoria qe rrezikon me shume jane punonjesit e shendetesise, ndaj ata do te jene edhe te paret qe do te
vaksinohen”, tha zv/ministri Spahia. Brenda nje kohe te shkurter pritet qe vaksina e gripit te derrit te mberrije ne Shqiperi dhe te behet vaksinimi i kategorive prioritare.
Sipas Ministrise se Shendetesise, specialistet kane me perparesi mbylljen sa me shpejt te procesit te blerjeve te vaksines specifike te AH1N1. “Ministria e Shendetesise eshte duke perfunduar procedurat e prokurimit te vaksines specifike te gripit te derrit, AH1N1. Sipas autoriteteve shendetesore, brenda nje kohe te shkurter ne Shqiperi do te filloje vaksinimi per mbrojtjen nga virusi AH1N1 per disa kategori”, sqaroi dy dite me pare Dikasteri i Shendetesise.

Sakaq, para dy ditesh ka mberritur ne Institutin e Shendetit Publik nje sasi e re preparati antiviral Tamiflu, doza te cilat jepen per te gjitha rastet e dyshuara me grip derri. Jane rreth 10 mije doza te cilat do te shperndahen ne spitalet ne te gjithe vendin. Bashke me 9 rastet e reja te bera publike dy dite me pare nga Ministria e Shendetesise, konfirmohen gjithsej 44 shqiptare te prekur nga ky virus. Te gjitha rastet e evidentuara deri tani jane prekur nga forma e lehte e virozes dhe jane trajtuar kryesisht ne qendren spitalore universitare “Nene Tereza”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA