Shqiptaret, nder me te varferit

08/11/2009 15:15

Nje vleresim i fundit i Fondit Monetar Nderkombetar dhe Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim e klasifikon Shqiperine si vendin e trete nga fundi me te ardhurat me te uleta per fryme ne Europe dhe te fundit ne rajonin e Ballkanit.

Vleresimi i publikuar nga prestigjozja “The Economist”, i cili u referohet te dhenave te vitit 2009, thote se te ardhurat per fryme ne Shqiperi jane vetem 3450 dollare. Te gjitha fqinjet tane kane te ardhura per fryme me te larta, duke filluar qe nga Bosnja me 4080, Maqedonia 4410, Serbia 5480 dollare dhe Sllovenia qe ka te ardhura rreth 7 here me te larta se Shqiperia, 24180 dollare.

“The Economist” shkruan se 20 vjet pas renies se komunizmit vendet e Europes Lindore kane permiresuar jetesen e qytetareve te tyre, por kjo jo ne menyre te barabarte, pasi disa vende jane pasuruar me shpejt, ndersa disa te tjera mbeten ende te pazhvilluara.

Shqiperia konsiderohet si nje nga vendet qe ka patur rritje ekonomike nder me te lartat, ne rajon, madje edhe kete vit se bashku me Polonine do te jene vendet e vetme sipas FMN-se qe do te kene rritje pozitive, ndersa te gjithe vendet e tjera jane zhytur ne recension. Por kjo nuk ka mjaftuar qe pas gati 19 vjetesh nga permbysja e komunizmit, shqiptaret te arrijne nivelin e mireqenies edhe te fqinjeve te tyre, jo me vendeve me te zhvilluara.

Sipas FMN, te ardhurat per fryme te nje qytetari shqiptar sot jane dhjete here me te ulta se sa mestarja e 15 vendeve te para te Bashkimit Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA