Mal i Zi, Meta-Rocan per nje levizje pa viza

08/11/2009 13:35

Takimet zyrtare te numrit dy te qeverise shqiptare, Ilir Meta me autoritetet me te larta malazeze, presidentin, kryeministrin, kryetarin e parlamentit, konfirmuan jo vetem rritjen e bashkepunimit politik dhe ekonomik mes dy vendeve.

Ajo qe u be e qarte nga ministrat e jashtem te dy vendeve, ishte rikonfirmimi i levizjes se lire pa viza mes Shqiperise dhe Malit te Zi. Fqinji verior, bashke me Maqedonine dhe Serbine do te hyjne ne listen e vendeve Shengen, por kjo nuk do te thote se shqiptareve do t’u duhet nje vize europiane per te hyre ne Mal te Zi apo Maqedoni.

“Mes qyteterave te Malit te Zi dhe Shqiperise ekziston kalimi pa viza, i cili ka nisur qe ne vitin 2003, kur u firmos  marreveshja per heqjen e regjimit te vizave mes dy vendeve. Kjo do te thote se, si malazezet dhe shqiptaret kalojne ne te dy anet e kufirit pa asnje problem. Jam i sigurt se edhe Shqiperia se shpejti do te jete ne listen Shengen”, u shpreh kryediplomati i Podgorices, Rocan.

Meta, i cili e ka firmosur vete ne 2003-shin marreveshjen per heqjen e vizave me Malin e Zi, shpreh te njejtin optimizem me homologun malazez per heqjen se shpejti te vizave te Bashkimit Europian me Shqiperine.

“Me Malin e Zi nuk kemi patur viza qe kur ne Ballkan ekzistonin mure. Ne jemi te kenaqur qe Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia do te jene ne janar ne listen Shengen dhe besojme se edhe Shqiperia do ta beje te mundur shume shpejt kete”, theksoi Meta. Duke vleresuar marredheniet mes 2 vendeve si model ne rajon, dy ministrat e jashtem folen per projekte konkrete ne infrastrukture, energjitike dhe luften e perbashket kunder krimit te organizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA