Lac, 30 shtepi permbyten nga shirat

08/11/2009 08:00

Moti i keq vazhdon te krijoje probleme ne vend ku edhe gjate nates se sotme dhjetra shtepi jane zhytur ne uje.

Me e prekur gjate oreve te fundit eshte zona e Lacit ku rreth 30 shtepi jane permbytur nga shirat si pasoje e bllokimit te kanaleve kullues. Situate e rende sinjalizohet edhe ne fushen e Kurbinit ku zona eshte plotesisht nen uje.

Kanalet kullues prane autostrades jane bllokuar nga nje firme ndertimi, e cila po kryen punime ne kete zone. Reshqitje te medha konstatohen edhe ne Kodren e Sanxhakut ku masive te medha dheu jane shkeputur. Aktualisht i gjithe vendi eshte perfshire nga rreshjet e shiut qe shkaktuan permbytje te medha ne Durres diten e djeshme.

Top Channel